Kërko terminin
Pastrim profesional në Prishtinë

Shtëpi e pastër, veturë si e re.

Pastrim i rregullt, i thellë dhe pas renovimit, si dhe pastrim i thellë i veturës. Zgjidhni shërbimin, shihni çmimin dhe kërkoni terminin për dy minuta.

  • Çmimi dihet që në fillim
  • Mjetet i sjellim vetë
  • Pa pagesë paraprake

Shërbimet dhe çmimet

Të gjitha çmimet përfshijnë TVSH-në. Shtëpia llogaritet sipas sipërfaqes, vetura sipas madhësisë.

Pse Vali

  • Çmim i qartë

    E shihni çmimin para se ta dërgoni kërkesën. Nëse në vend diçka ndryshon, ju tregojmë para se të fillojmë.

  • Mjetet i sjellim ne

    Detergjentët dhe pajisjet profesionale janë me ne. Ju vetëm na hapni derën.

  • Në orën e caktuar

    Vijmë kur e kemi lënë. Nëse vonohemi, ju thërrasim më herët.

  • Me kujdes

    Punojmë në shtëpinë dhe veturën tuaj sikur të ishin tonat.

Kërkoni terminin

Katër hapa të shkurtër. Ju përgjigjemi me email: ose e konfirmojmë terminin, ose ju propozojmë një kohë tjetër.

1Çka po pastrojmë?
2Shërbimi

Pastrim i thellë i veturësMadhësia e veturës
Shtesa
Pastrim i brendshëmMadhësia e veturës
3Dita dhe ora

Zgjidhni shërbimin dhe kalendari ju tregon ditët e lira.

Ora

Zgjidhni një ditë për t’i parë oraret e lira.

4Të dhënat tuaja

Pyetje të shpeshta

Sa kushton pastrimi i shtëpisë?

Varet nga sipërfaqja dhe lloji i pastrimit. Në formular e shihni çmimin menjëherë, me TVSH. Nëse në vend gjejmë diçka ndryshe nga sa është përshkruar, ju tregojmë para se të fillojmë.

Kur konfirmohet termini?

Kërkesa nuk e zë orën menjëherë. E shohim dhe ju përgjigjemi me email: ose e konfirmojmë, ose ju propozojmë një kohë tjetër dhe ju vendosni nëse ju përshtatet.

A duhet të jem në shtëpi?

Jo domosdoshmërisht. Mjafton të na e lini çelësin ose të na hapë dikush derën. Për të tjerat kujdesemi ne.

Sa zgjat pastrimi i veturës?

Zakonisht rreth dy orë, varësisht nga madhësia dhe gjendja e veturës.

Si e anuloj ose e ndërroj terminin?

Në email merrni lidhjen e faqes së terminit tuaj. Aty mund ta anuloni kërkesën në çdo kohë, ndërsa terminin e konfirmuar deri në 12 orë para fillimit. Për ta ndërruar, na thirrni ose na shkruani në WhatsApp.

Si paguaj?

Me para në dorë ose me transfer bankar, pasi të përfundojmë. Për bizneset lëshojmë faturë me TVSH.

Më mirë me telefon?

Na thirrni ose na shkruani në WhatsApp dhe Viber. Ju përgjigjemi shpejt, edhe për çmime e termine.

044 543 957049 465 904WhatsApp
  • Prishtinë dhe rrethina
  • E hënë – e shtunë, 08:00–19:00